Misioni i Halil Kastratit në Ramazan ndërtimi i 100 shtëpive të reja

Humanisti Halil Kastrati, i cili drejton shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka njoftuar se do të nisë ndërtimin e 100 shtëpive gjatë muajit të Ramazanit.

Ai përmes një publikimi në Facebook ka njoftuar se në ditën e tretë të ramazanit kanë nisur ndërtimin e 15 shtëpive nga 100 për nevojtarët që do të nisin ndërtimin gjatë këtij muaji.

“Po nis ndërtimi i 100 shtëpive të reja. Me këtë foto ju lajmërojmë se nesër nis ndërtimi i 15 shtëpive të reja përndryshe këto janë 15 shtëpitë e para në ditën e tretë të Ramazanit ku vetëm këtë muaj do t’i nisim 100 shtëpi të reja për 100 familje nevojtare. Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë”, ka shkruar Kastrati.