Zhavorri mbi shtratin e lumit Mirusha (gusht 2016) | Foto: KALLXO.com
Mirusha Betonohet në Lagjen e Dajkovcve
Betonimin në këtë pjesë e konfirmon për KALLXO.com nënkryetari i kësaj komune Rexhep Kadriu.
“Lumi Mirusha do të punohet në disa segmente. Në segmentin e parë i cili përfshin punimet nga qendra deri tek lagjja ‘Rexhep Dajkovci’ që i bie 220 metra, kjo pjesë pritet të mbulohet me beton, ndërsa dizajni final pritet në fund,” tha Kadriu.
Ai tregoi se projekti i rregullimit të shtratit të lumit që kalon nëpër qendër të Gjilanit bëhet në bashkëfinancim me qeverinë qendrore, ndërsa faza e parë e tij sipas nënkryetarit Kadriu pritet të kryhet për 73 ditë.
“Ne kemi kërkuar nga kontraktori punime më dinamike dhe jemi njoftuar që për 73 ditë pritet të kryhen punimet. Kostoja e projektit është 250,000 euro, ku një pjesë është siguruar nga komuna e Gjilanit dhe një pjesë nga qeveria,” tha Kadriu.
Banorët e lagjes “Rexhep Dajkovci” protestuan më 15 gusht para komunës kundër kundërmimit të ujit të lumit Mirusha të ndotur nga kanalizimi, duke derdhur pak ujë nga ky lumë para derës hyrëse të objektit ku punon kryetari Lutfi Haziri.
http://kallxo.com/uji-mirushes-para-deres-se-lutfi-hazirit/
Katër orë pak kësaj proteste, një ekskavator i kontraktuar nga komuna filloi ndërhyrjen në shtratin e lumit duke e thelluar atë, ndërsa një ditë më pas organizatori i protestës Ruzhdi Morina dërgoi në KALLXO.com fotografi të gropave të thella dhe të pasiguruara nga ndërhyrja në Mirushë.
http://kallxo.com/komuna-nderhyn-ne-mirushe-pas-protestes/
http://kallxo.com/punimet-ne-mirushe-lene-gropa-te-rrezikshme/
Ruzhdi Morina tha sot për KALLXO.com se protesta e banorëve të “Rexhep Dajkovcit” para komunës kishte efekt të menjëhershëm.
“Si banor i kësaj ane mund të them që ka vite që e kemi pritur këtë investim, por fillimisht kompania nuk ka vendosur asnjë masë mbrojtëse për të njoftuar qytetarët me punimet dhe rrezikun e gropave,” tha Morina.
Megjithatë, ai u tregua pesimist se ky projekt do të realizohet në tërësi.
“Kam biseduar me punëtorët që janë duke kryer punimet, por sipas tyre puna ka me qenë vetëm sipërfaqësore, e kështu dyshoj që do të hiqet kundërmimi që e kemi ne aty,” tha Morina për KALLXO.com.
Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha ishte premtim parazgjedhor i ish-kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafa.
Gjilani – Komunë e Zhytyr në Borxhe dhe Tenderë Kontroversë (TV)
Përfundimi i kësaj pune vazhdon të jetë premtim edhe i kryetarit të tashëm Lutfi Haziri.
Në debatin “Jeta në Komunë” të zhvilluar në Gjilan në mars të këtij viti u fol shumë për punët e papërfunduara në shtratin e Mirushës.
http://kallxo.com/gjilani-i-jabanxhinjve-dhe-i-mirushes-legjendare/