Një protestues duke kundërshtuar largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, Foto: REL/Reuters

BE Miraton Rezolutë për Bashkëpunim me Britaninë Pas Brexitit

Ligjvënësit e Bashkimit Europian kanë miratuar një rezolutë jo të detyrueshme duke kërkuar një marrëveshje për asociim me Britaninë, pasi kjo e fundit të largohet nga blloku, transmeton Reuters.

Parlamenti Europian, i cili do të përballet me votim pro apo kundër në çfarëdo marrëveshje të Brexitit në mes të Bashkimit Europian dhe Londrës, ka mbështetur një marrëveshje të përgjithshme të asociimit me Britaninë.

Shtetet europiane i kanë ofruar Britanisë një marrëveshje për tregti të lirë, e cila po ashtu mund të mbulojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mirëpo kanë kundërshtuar kërkesat e Londrës për një marrëveshje paraprake më të zgjeruar.

Liderët europianë do të takohen javën e ardhshme në Bruksel, për të diskutuar me kryeministren britanike, Theresa May, e cila pritet të kërkojë një marrëveshje për periudhën transitore, në kohën që shteti i saj largohet nga blloku, në mars të vitit 2019. (REL)