Mbledhja e sotme e Senatit të UP-së. Foto: Kallxo.com
UP Miraton Numrin e Studentëve të Rinj, Ekonomiku i Pakënaqur
Në mbledhjen e sotme të Senatit, dekanët e njësive akademike, që në të njëjtën kohë janë senatorë të UP-së, kishin paraqitur numri e studentëve per vitin e ri akademik për njësitë akademike që ata drejtojnë.
Dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj, u shpreh i pakënaqur me numrin prej 1,600 studentëve të lejuar për regjistrim në fakultetin që drejton.
Ai tha se ka propozuar që në këtë njësi akademike sivjet të pranohen 1950 studentë të rinj dhe kërkoi që ky numër të mos zvogëlohet.
Por Rektori i UP-së Marjan Dema tha se arsyeja e zvoglimit te numrit te studentëve të ri në Fakultetin Ekonomik është mungesa e kushteve dhe stafit akademik.
” Dekan ju e dini që i keni 1 profesor me 300 studentë. Me hy në Fakultetin Ekonomik duhet me ecë në krah. Nuk e di si mundet me pasë cilësi kur kemi numër të madh studentësh e staf te vogël”, tha Rektori Dema.
KALLXO.com po e transmeton drejtpërdrejt mbledhjen e Senatit. Atë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: