Arkiv: Mbledhja e Senatit të UP-së | Foto: KALLXO.com

Miratohet Rregullorja për Stafin Akademik të Fakultetit të Arteve

Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi në mënyrë unanime Rregulloren për Emërim, Riemërim dhe Avancimin e Personelit Akademik në Fakultetin e Arteve.

Agim Selimi, dekani i Fakultetit të Arteve tha se rregullorja do të ndikojë në cilësi të personelit.

“Rregulloja do të ofrojë një cilësi dhe do të ketë ndikim në zgjedhjen e personelit akademik”, tha Selimi.

Ai tregoi se cilat janë ndryshimet në rregullore

“Rregullorja mendoj që nuk është bërë prej 2004. Natyrisht që ka specifika të cilat janë vetëm në tabelën tre dhe sferën artistike”, tha dekani Selimi.

Por prorektori Faton Berisha tha se kjo rregullore “është dy shkallë nën rregulloret e fakulteteve tjera”.

Edhe Bujar Dugolli, dekani i Fakultetit Filozofik, pati vërejtje për rregulloren.

“Me u kërku 5 filma ndërkombëtarë është e pamundur. Mendoj që është arritur një marrëveshje më e gjanë nga Fakulteti i Arteve, s’kemi ma nevojë ta kthejmë, por duhet ta shikojmë se si po aplikohet në të ardhmen”, tha Dugolli.