Komisioni parlamentar “ad hoc” për reformat në drejtësi pas nënshkrimit të draftit – Foto: Parlamenti shqiptar

Miratohet Reforma që Pastron Drejtësinë nga Korrupsioni

Parlamenti shqiptar ka miratuar në orët e para të së premtes reformën e shumëpritur të drejtësisë. Miratimi vjen pas 18 muaj pune teknike dhe politike dhe ditëve të tëra të negociatave të tensionuara.

Të gjithë 140 anëtarët e Parlamentit kanë votuar pro reformës.

Votimi ka ardhur pas negociatave të së enjtes në mes të liderëve të tri partive kryesore të udhëhequra nga ambasadori i ShBA-së Donald Lu dhe kreu i delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin, negociata që përfunduan me arritjen e konsensusit rreth neneve të ndryshme të diskutueshme.

Pakoja e gjyqësorit, e cila konsiderohet vendimtare për luftën kundër korrupsionit dhe ndikimit politik, ka ndryshuar 58 nene të Kushtetutës dhe ka kaluar disa ligje të cilat krijojnë institucione të reja të drejtësisë.

Reforma është përshëndetur nga liderët e partive, sipas të cilëve ajo shënon një fillim të ri, i cili do të hapë rrugën drejt lidhjeve më të ngushta me Bashkimin Evropian.

“Reforma do të largojë nga sistemi i drejtësisë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar… Votimi do të hapë rrugën për revolucionin e shumëpritur në drejtësinë e vendit”, ka thënë kryeministri Edi Rama.

Lideri i Partisë Demokratike (opozitë), Lulzim Basha e ka quajtur votimin një “fitore për të gjithë shqiptarët”, i cili do të hapë një kapitull të ri në jetën e vendit.

Ndërsa, ambasadori i ShBA-së ka përshëndetur qytetarët shqiptarë dhe Parlamentin për “arritjen e konsensusit nën një presion të madh”.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete të fortë të reformave dhe ne shikojmë përpara për të vazhduar partneritetin tonë i cili tani është shumë më i fortë”, tha ai.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn në një deklaratë të përbashkët e përshëndetën këtë veprim, të cilin e quajtën “një hap i paprecedent adresuar me kërkesë nga shumica dërrmuese e qytetarëve”.

“Është gjithashtu një kontribut i madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto janë prioritete kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE”, thuhet në deklaratë.

Muajin tjetër Shqipëria prej një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian lidhur me kërkesën e saj për të hapur bisedimet e pranimit në BE nga fundi i këtij viti.

Në mënyrë që palët të pranojnë draftin, përfaqësues të lartë të vendeve perëndimore kanë dhënë mesazhe të ashpra në lidhje me nevojën për reforma dhe madje morën pjesë edhe vetë negociata.

Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, në korrik ka sjellë në tryezë një propozim kompromisi si bazë për konsensus mbi kontestet që palët kishin mbi draftin.

Komisioneri Hahn ka punuar me liderët e partive për të gjetur një konsensus mbi reformën.