Kuvendi i Kosovës | Foto: Atdhe MUlla

Miratohet Projektligji për Liritë Fetare

Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektligjin për Liritë Fetare.

Pro këtij projektligji votuan 61 deputetë, 15 nga të cilët ishin nga komunitetet joshumicë, 4 deputetë votuan kundër, ndërsa 13 abstenuan.

Para se projektligji të votohej, Kryeministri Ramush Haradinaj foli për të. Tha se është njëri nga dy projektligjet që Kosovës i duhen për anëtarësim në UNESCO.

Më pas u hap diskutimi gjatë të cilit deputetët dhanë vërejtjet kryesisht në lidhje me kuotën për themelimin e një bashkësie të re fetare, por edhe financimin e këtyre bashkësive.