Salla e mbledhjeve | Foto: Kuvendi i Kosovës

Miratohet ‘Buxheti i Mesnatës’

60 amendamentet e Projektligjit i paraqiti kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, ndërs apak nga to gjetën mbështetjen e deputetëve.

Deputetët më pas vijuan me shqyrtimin e tyre, dhe me këtë rast, sqarime lidhur me disa amendamente, ofroi kryeministri Isa Mustafa, si dhe ministri Financave, Hoti.

Pas kësaj Projektligji së bashku me amendamentet e shqyrtuara u hodh në votim, dhe deputetët me 70 vota e përkrahën atë.

Duke qenë se hyri në procedurë të përshpejtuar në rend të ditës në Kuvend, buxheti në lexim të parë qe miratuar gjatë ditës së djeshme.