Miratohen amendamentet e projektligjeve për FSK-në
26.11.2018 - 14:28
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka miratuar raportin me propozim-amendamentet për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Pa debat në këtë komision, të gjitha këto propozim amendamente janë miratuar nga anëtarët e komisionit.