Ministrja Rumune jep Dorëheqjen pas Presionit Publik

Kabineti i kryeministrit Dacian Ciolos ka vuajtur telashin e parë pasi ministrja e punës, Ana Costea, dha dorëheqjen të enjten pas tensioneve mbi një projektligj për të rishikuar pagat e sektorit publik.

Ciolos e pranoi dorëheqjen e saj dhe tha se do të emëronte një tjetër ministër së shpejti.

Dorëheqja e Costeas u parashikua gjerësisht teksa ajo kundërshtoi hapur ligjin e ri mbi pagat e sektorit publik, që qeveria e braktisi më herët këtë javë.

Në muajt e fundit, qeveria kërkoi një ligj të ri për pagat në sektorin publik që do të rregullonte mospërputhjet në pagat minimale të punonjësve.

Javën e shkuar, Ciolos gjithashtu lajmëroi planet për të rritur pagat e sektorit publik në gjysmën e dytë të këtij viti me 5 për qind mesatarisht, me një rritje prej 20 për qind për punonjësit e sektorit të asistencës sociale.

Por sindikatat shpresën pakënaqësi për shkallën e rritjes së parashikuar.

Qeveria premtoi se do të krijonte një propozim të ri që do të merrte parasysh edhe kërkesat e unioneve, si dhe problemet buxhetore të këtij viti dhe 2017-ës.