Albena Reshitaj, ish Ministre, MMPH

Ministrja Reshitaj Ndalon Shfrytëzimin e Veturave Zyrtare Pas Orarit të Punës

Ministrja Reshitaj ka ndaluar shfrytëzimin e veturave zyrtare pas orarit të punës dhe udhëtimet e pakontrolluara jashtë vendit.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Albena Reshitaj, me qëllim të koordinimit të punëve në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe kursimit të buxhetit ka nxjerrë dy urdhëresa me të cilat ndalohen keqpërdorimet e mundshme të detyrës zyrtare dhe parasë publike.

Për të siguruar ligjshmërinë e të gjitha veprimeve administrative, ministrja urdhëron të gjitha Agjencitë, Departamentet dhe njësitë tjera administrative, në varësi të ministres që veturat zyrtare të MMPH-së të mos përdorën pas orarit të punës.

Po ashtu ministrja ka nxjerr një tjetër urdhëresë me të cilin obligohen të gjithë zyrtarët e MMPH-së që pa aprovim të mos realizohet asnjë udhëtim zyrtar jashtë vendit.