Ministria tregon në cilat rrugë ka probleme shkaku i borës

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se situata në rrugët e Kosovës pas fillimit të reshjeve të borës është në kushtet e normales.

“Probleme të theksuara janë në vendet malore, në rrugën e Prevallës, atë të Rugovës dhe në rrugën e Rozhajës që shpie në pikën kufitare me Malin e Zi”, njofton Ministria.

Sipas Ministrisë, kompanitë e kontraktuara janë në terren dhe po monitorojmë situatën.

“Thirrja jonë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion është të keni kujdes gjatë vozitjes”, bën apel kjo Ministri.