Foto: REL/Shutterstock

Ministria thotë se është gati të unifikojë çmimin e barnave në barnatore

Është përfunduar drafti final i udhëzimit administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në të gjitha barnatoret.

Kjo sipas njoftimit të Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Ky dokument do të hapë një faqe të re për shëndetësinë kosovare dhe do t’i mbrojë shtetin dhe qytetarët nga shpenzimet e larta financiare” tha ai.

Ismaili tha se sot ka pasur një takim me  drejtues të Autoritetit të Konkurrencës dhe Odën e Farmacistëve të Kosovës me të cilët janë angazhuar në këtë proces .

Përfaqësuesit e Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës, kanë deklaruar se laramania e çmimeve e destabilizon tregun farmaceutik, andaj sipas tyre, kjo çështje duhet rregulluar sa më shpejtë.

Me vënien e taksës në funksion edhe çmimi i barnave është rritur ndërsa parashihet se  me rregullimin e çmimeve, rritet konkurrenca dhe zvogëlohen shpenzimet si dhe përcaktohen çmimet fikse për produktet mjekësore.

https://kallxo.com/synohet-unifikim-i-cmimeve-te-barnave/