Njëra nga rrugët e Kosovës | Foto: Ministria e Infrastrukturës

Ministria: Qarkullim pa Probleme nëpër Rrugët e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës deklaroi sot se qarkullimi nëpër rrugët nacionale e rajonale të Kosovës po zhvillohet pa probleme të theksuara.

“Pas reshjeve të kohëpaskohshme dhe ngricave të vazhdueshme që po mbretërojnë gjatë këtyre ditëve, rrugët nacionale dhe rajonale në tërë vendin vazhdojnë të jenë të kalueshme. Sipas informacioneve nga terreni, qarkullimi nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme të theksuara,” thuhet në njoftimin e MI-së.

Sipas ministrisë, ekipet të cilat po merren me pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve janë duke vazhduar punën e tyre për të mundësuar një qarkullim të lehtë në Kosovë.

“Ministria e Infrastrukturës është duke u koordinuar me Policinë e Kosovës, për një zhvillim normal dhe të sigurt të komunikacionit. Po ashtu, ekipet e MI-së vazhdojnë të bashkëpunojnë me ekipet lokale në të gjitha komunat e Kosovës,” thuhet më tutje në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës me anë të njoftimit ka këshilluar qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit, të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të respektojnë ligjin.

Edhe dje kjo ministri njoftoi se rrugët nacionale e rajonale janë lehtësisht të qarkullueshme në Kosovë.

http://kallxo.com/ministria-e-infrastruktures-lehtesohet-qarkullimi-ne-kosove/

Po dje Ministria e Infrastrukturës tregoi për KALLXO.com se rruga që çon drejt qendrës skitare të Brezovicës është zhbllokuar.

http://kallxo.com/hapet-rruga-qe-con-ne-brezovice/

Në pesë ditën e para me borë të madhe e ngrica KALLXO.com u informua nga policia se u shkaktuan 265 aksidente komunikacioni, fatmirësisht pa viktima në njerëz.

http://kallxo.com/265-aksidente-ne-pese-ditet-bore/

Në QKUK mjekët e konfirmuan për KALLXO.com se nga rrëzimet për shkak të akullit ose aksidenteve 22 persona kanë pësuar thyerje gjymtyrësh.

http://kallxo.com/pas-ngricave-22-raste-fraktura-ne-qkuk/

KALLXO.com shkroi edhe për pasojat dhe bllokimet e rrugëve në ditët e para me shumë borë, erëra e ngrica.

http://kallxo.com/bora-e-era-shkaktojne-kaos-ne-istog/

http://kallxo.com/kacaniku-kerkon-ndihmen-e-privateve-banoret-ne-aksion/

http://kallxo.com/bora-bllokon-fshatrat-e-shales-se-bajgores/