Foto: Ministria e Infrastrukturës
Ministria jep afat për sanimin e rrugës Prishtinë- Pejë, në pjesën e Gllarevës
24.4.2019 - 23:21
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se në rrugën rajonale Prishtinë – Pejë, përkatësisht përgjatë Gllarevës së Klinës, është duke u punuar në sanimin e asfaltit.
Kjo ministri përmes një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se punimet e filluara të martën do të përfundojnë deri të hënën.
Në këtë rast MIT ka kërkuar mirëkuptim nga pjesëtarët e komunikacionit për pengesat në qarkullim, duke shtuar se ky intervenim është pjesë e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve.