Ministria e Shëndetësisë Ndan 1,000 Euro për Telefona Luksi

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP), Ministria e Shëndetësisë ka publikuar thirrjen për kontratë, për furnizim me telefona të mençur mobil.

Sipas njoftimit për kontratë, kjo ministri planifikon të blejë 2 telefona dhe për blerjen e tyre ka planifikuar të shpenzoj deri në 1 mijë euro.

Sipas përllogaritjes, Ministria e Shëndetësisë ja ka dhënë hakun  500 euro një telefoni të mençur që dëshiron të ketë në pronësi të vet.

Përveç kësaj, kjo Ministri kishte shpenzuar 760 euro për dy piktura për udhëheqësit e saj.

Zyra e Kryeministrit në dorëheqje Isa Mustafa këtë vit vendosi të shpërblen vetveten me Iphone 7 në vlerë prej 890 eurove

http://kallxo.com/zyra-e-kryeministrit-e-blen-890-euro-nje-iphone-7/

Gjatë ditës, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se ka marrë donacion brufena nga një organizatë humanitare italiane.

http://kallxo.com/brufena-donacion-per-shendetesine-e-kosoves/