Foto: Naim Bardiqi/Facebook

Ministria e Shëndetësisë me sekretar të ri

Naim Bardiqi është emëruar sekretar të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës këtë vendim e mori në mbledhjen e mbajtur me 22 gusht të këtij viti.

Mandati i tij do të zgjasë për tre vite.

Pretendentë për këtë pozitë ishin Naim Bardiqi, Arsim Qavdarbasha dhe Kadir Hyseini.