Foto: Kallxo.com

Ministria e Punëve të Brendshme Nuk i Komenton Zhvillimet në Veri

Deri sa zyrtarë të lartë të Serbisë po mundohen të hyjnë në Kosovë pa leje, zyrtarë policorë janë vënë në pozita për të zbatuar urdhrat që kanë marrë për të ndaluar hyrjen e tyre.

Policia e Kosovës ka thënë sot se bazuar në planifikimet e saja policore, në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë, ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka angazhuar njësi relevante policore për implementim të këtij vendimi.

Në lidhje me këtë situatë në veri të Kosovës, KALLXO.com ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Këshilltari i ministrit Flamur Sefaj, Kastriot Muqolli tha se nuk e komenton situatën. Ai sugjeroi që për këtë çështje t’u referohemi njoftimeve të Policisë.

“Përveç deklaratës Policia që e ka lëshu tjera nuk kemi. E keni komunikatën e Policisë, referojuni asaj”, tha Muqolli.

http://kallxo.com/policia-ne-zbatim-te-ndaleses-se-vizites-se-vulinit-e-gjuriqit/

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, ka njoftuar se nëse Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq, hyjnë në Kosovë do të arrestohen pasi nuk kanë leje për hyrje.

“Për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre, as Gjuriq dhe as Vulin. Kushdo qe futet ilegalisht në Kosovë do të arrestohet!”, shkroi Pacolli.

http://kallxo.com/pacolli-gjuriq-dhe-vulin-arrestohen-nese-hyjne-ne-kosove/