Ministria e Mbrojtjes jep detaje për dëmet nga tërmeti

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion në lidhje me dëmtimet e konstatuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Sipas të dhënave të grumbulluara deri në orën 12:30 nga Qendra Kombëtare Operacionale e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, janë raportuar 7 raste dëmtimesh.

  1. Rënia e një çatie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë
  2. Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese
  3. Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i çatisë së një banese.
  4. Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
  5. Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
  6. Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
  7. Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.

Ministria thotë se nga verifikimet e deritanishme në qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat dhe Kukës nuk ka raportime për dëme materiale.

Fatmirësisht nuk ka as persona të lënduar. Ministria e Mbrojtjes deklaroi zyrtarisht se tërmeti ishte me intensitet 6 ballë me magnitudë 5.1. Epiqendra e tërmetit ishte në Hamallaj./tvklan.al