Foto: MKRS

Ministria e Kulturës, 10 Mijë Euro Fondacionit të Gruas së Behgjet Pacollit

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me “Ibrahim Kodra- Swiss Foundation” i cili udhëhiqet nga Maria Pacolli, gruaja e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ministria  e Kulturës për këtë fondacion ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 10 mijë euro.

Sipas njoftimit të ministrisë qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për aktivitetet e arkitektëve të rinj nga Kosova me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen kolaterale “Neë Urbanistic” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018, për promovimin dhe përkrahjen kulturore, gjatë vitit 2018.

Në komunikatë thuhet se Kryetarja e këtij fondacioni Maria Pacolli, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e dhënë duke theksuar se kjo mbështetje financiare ka rëndësi të veçantë për arkitektët e rinj të cilët  do të jenë një përfaqësim i denjë në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018.