Ministria e Integrimeve planifikon të blejë gazeta në vlerë 14 mijë euro

Ministria e Integrimit Europian ka planifikuar të blejë gazeta vendore dhe ndërkombëtare për nevojat e saj.

Kjo Ministri, e cila udhëhiqet nga Dhurata Hoxha nga PDK, ka shpallur tender në vlerë prej 14 mijë eurosh për t’u furnizuar me to.

Nga gazetat vendore, kjo Ministri ka kërkuar sasi prej 19 mijë copë: Koha Ditore, Zëri, Epoka e Re, Kosova Sot dhe Bota Sot.

Mirëpo, kjo ministri nuk e ka lënë anash as kërkesën për t’u furnizuar me gazetat ndërkombëtare siç janë: Times Magazine, Economist, duke kërkuar afërisht 900 copë sosh me para të buxhetit të shtetit.

Kështu ka bërë vetë të ditur MIE përmes një njoftimi që ka publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP,  po ashtu thuhet se afati për pranimin e aplikacioneve është deri më datën 1 prill 2019 deri në ora 13:30 dhe se ato duhet të dorëzohen tek zyrat e Ministrisë.