Gjendja e njërës prej rrugëve | Foto: Ministria e Infrastrukturës

Ministria e Infrastrukturës në Mbikëqyrje të Rrugëve

Ministria e Infrastrukturës po vazhdon të mbikëqyrë rrugët nacionale e rajonale të Kosovës, ndërsa në një njoftim bën me dije se trafiku në to po zhvillohet pa pengesa.

“Sipas informacioneve nga terreni, të mbledhura nga menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, qarkullimi nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme të theksuara,” thuhet në njoftimin e MI-së.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës ekipet kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve nga ajo po vazhdojnë të punojnë në lidhje me lehtësimin  e qarkullimit të rrugëve.

“Me gjithë gjendjen e mirë të këtyre rrugëve, menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI do të vazhdojnë punën, për të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin dhe për të rritur sigurinë në komunikacion, duke vazhduar bashkëpunimin më tej me Policinë e Kosovës”, thuhet më tutje në njoftim.

Ministria e infrastrukturës që nga përkeqësimi i kushteve të motit vazhdimisht ka njoftuar për gjendjen e rrugëve nacionale e rajonale.

http://kallxo.com/ministria-e-infrastruktures-lehtesohet-qarkullimi-ne-kosove/

http://kallxo.com/ministria-qarkullim-pa-probleme-neper-rruget-e-kosoves/

KALLXO.com mori vesh nga Policia e Kosovës se në pesë diët e para me borë e ngrica u shkaktuan 265 aksidente, fatmirësisht pa viktima në njerëz.

http://kallxo.com/265-aksidente-ne-pese-ditet-bore/

Në QKUK gjatë këtyre ditëve u pranuan 22 persona me thyerje gjymtyrësh.

http://kallxo.com/pas-ngricave-22-raste-fraktura-ne-qkuk/

KALLXO.com shkroi edhe për bllokimin dhe hapjen e rrugëve gjatë kësaj kohe.

http://kallxo.com/ngricat-krijojne-kolona-te-veturave-ne-autostrade/

http://kallxo.com/bora-bllokon-fshatrat-e-shales-se-bajgores/

http://kallxo.com/bora-e-era-shkaktojne-kaos-ne-istog/