Njëra nga rrugët në Kosovë | Foto: Ministria e Infrastrukturës

Ministria e Infrastrukturës: Lehtësohet Qarkullimi në Kosovë

Ministria e Infrastrukturës me anë të një njoftimi ka thënë se qarkullimi i automjeteve në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale  po vazhdon të zhvillohet me lehtësi.

“Bazuar në të dhënat e mbledhura nga menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipeve tjera mbështetëse nga terreni, me gjithë reshjet e mbrëmshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim,” thuhet në njoftimin e MI-së.

Sipas njoftimit gjatë kohës së të reshurave të borës kompanitë të cilat janë të kontraktuara për  mirëmbajtjen e rrugëve po vazhdojnë monitorimin e tyre.

Po ashtu MI-ja bën të ditur se është duke punuar në koordimin me Policinë e Kosovës për të mundësuar një zhvillim normal dhe të sigurt të komunikacionit, ndërsa apelon që qytetarët ta respektojnë ligjin dhe të kenë pajisjet dimërore..

“Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve në vend, Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit,” thuhet në fund të njoftimit.

Gjatë kësaj kohe ku të reshurat e borës ishin të vazhdueshme dhe temperaturat vetëm uleshin, aksidentet në ditët e para patën një ngritje, ndërsa policia kishte thënë për KALLXO.com  se është duke punuar për vetëdijesim të qytetarëve në trafik.

http://kallxo.com/265-aksidente-ne-pese-ditet-bore/

Po ashtu Ministria e Infrastrukturës gjatë ditës së djeshme tha për KALLXO.com se rruga e cila ishte e bllokuar për katër ditë në Brezovicë është zhbllokuar dy ditë më parë.

http://kallxo.com/hapet-rruga-qe-con-ne-brezovice/

E për aksidentet dhe bllokimet e rrugëve të cilat ndodhën gjatë këtyre të reshurave KALLXO.com shkroi vazhdimisht.

http://kallxo.com/aksidentohet-veura-zyrtare-ne-rrugen-ngrica/

http://kallxo.com/kacaniku-kerkon-ndihmen-e-privateve-banoret-ne-aksion/

http://kallxo.com/bora-e-era-shkaktojne-kaos-ne-istog/