Burimi i fotos - Ministria e Diasporës

Ministria e Diasporës jep njoftimin për lindjen e djalit të ministrit Gashi

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në faqen zyrtare të saj nuk ka dhënë ndonjë njoftim lidhur me qëllimet pse është themeluar kjo ministri.

Por në murin zyrtar sot ka njoftuar se ministri Dardan Gashi është bërë baba sërish.

Kjo ministri është përkujdesur që në murin e faqes zyrtare të Ministrisë të shpërndaj njoftimin (bashkë me një foto të ministrit Gashi me bashkëshorten dhe dy fëmijët) për lindjen e djalit të dytë të ministrit Gashi.

Në njoftim thuhet se ministri dhe bashkëshortja e tij falënderojnë stafin e QKUK-së ku edhe është kryer lindja e djalit të dytë të tij.

Postimi i plotë i Ministrisë e Diasporës:

Lind Jon Gashi – Zv. Kryeministri Dardan Gashi dhe bashkëshortja Jehona Gashi falënderues për punën profesionale të mjekëve në QKUK.

Jon Gashi erdhi në jetë të hënën më ‪04.02.2019. Ai është djali i dytë i zv. Kryeministrit Dardan Gashi dhe bashkëshortes së tij Jehona Gashi. Ata që të dy dolën nga qendra më e madhe spitalore në Kosovë shëndosh e mirë dy ditë pas.

Përvoja me neglizhencën e spitaleve private gjatë lindjes së djalit të parë, Ulkut, na bëri që të mos kemi kurrfarë dileme në zgjedhjen për të kryer lindjen e Jonit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Dhe nga përvoja e së hënës, u përforcua bindja se ky institucion mbetet vendi më i sigurtë për të sjellur në jetë kosovarët e rinj.

Në emrin tim personal, dhe të znj. Gashi, duke mos patur mundësi që ti falënderojmë gjithë pjesëtarët e stafit të Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë për përkushtimin e tyre maksimal dhe profesionalizmin, duam që të të paktën të shprehim mirënjohje për drejtoreshën e Klinikës së Gjinekologjisë, Prof. Dr. Myrvete Paçarada të cilës po ashtu i urojmë një pension të mbare dhe falënderojmë për punën e saj shumëvjeçare në këtë institucion, drejtorin e Klinikës së Neonatologjisë, dr. Xhevdet Gojnovci, gjinekologun dr. Afrim Veliun, anesteziologun dr. Muhametin, kryeinfermieren e repartit intensiv si dhe motrat medicinale Bulen dhe Bedën të cilat ishin të palodhshme me të gjithë pacientët e shtrirë gjatë kohës së ardhjes në jetë të Jonit.

Ju faleminderit dhe ju priftë e mbara!

 

 

Haradinaj ia feston ditëlindjen djalit në qeveri, me produkte vendore

.