Ministria e Diasporës hap kamp dhe shkollë verore për fëmijët e bashkatdhetarëve

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka njoftuar bashkatdhetarët së gjatë verës organizon një kamp dhe një shkollë verore për nxënësit dhe të rinjtë nga diaspora.

Kjo sipas tyre ky aktivitet do t’u mundësojnë të krijojnë lidhje të reja shoqërore.

Në komunikatë thuhet se gjatë qëndrimit në vendlindje, ata do të kenë aktivitete të shumta në funksion të edukimit të tyre, që t’ua forcojë edhe më shumë ndjenjën e dashurisë dhe të respektit për njerëzit dhe vendin e prejardhjes.

Siç bëhet e ditur në këtë kamp/shkollë do të ketë aktivitete të ndryshme arsimore e sportive dhe të dyja këto aktivitete ofrohen pa pagesë.

Pjesëmarrësit do të jenë të moshës 13 -17 vjeçare. Aplikimi për kamp/shkollë duhet të bëhet tash dhe aktiviteti do të mbahen në fund të muajit korrik dhe në fillim të muajit gusht.