Fshatarë duke mbjellur speca, në fshatin Gosë pranë Kavajes | Foto nga : Adnan Beci/LSA

Ministria e Bujqësisë ndau 7.7 milionë euro për fermerët

Ministria e Bujqësisë ka bërë ekzekutimin e subvencioneve me vlerë prej 7.7 milionë euro për 6 mijë e 164 fermerë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Bujqësisë përmes një komunikate për media.

Në kuadër të listës së fundit, pagesat janë ekzekutuar për 6163 fermerë përfitues të sektorit të blegtorisë, si dhe për përfituesit e pagesave direkte për sipërfaqe dhe për qumësht sipas kategorive të cilësisë për TM2”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga kjo ministri.

Muaj më parë, ishin bërë pagesa të subvencioneve me vlerë prej 18.5 milionë euro.