Ministria e Arsimit investon në fshatin e Agim Bahtirit

Një shkollë fillore do të filloj të ndërtohet për nxënësit e fshatit Gushavc të Mitrovicës, fshat ky nga i cili vjen edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.

Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Arbër Geci përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Ministria e Arsimit ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Komunën e Mitrovicës, për t’i hapur rrugë fillimit të projektit për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Gushavc.

“Dua ta përgëzoj Kryetarin Bahtiri për angazhimin dhe përkushtimin që ka ndaj Mitrovicës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Geci në postimin e tij në facebook.