Ministria e Administratës Publike ndau afër gjysmë milioni euro për OJQ-në e çuditshme

Ministria e Administratës Publike në “Raportin vjetor për mbështetjen financiare publike për organizatat jo-qeveritare në Republikën e Kosovës për vitin 2018” ka deklaruar se ka ndarë mjete për tri OJQ.

E njëra nga OJQ-të që është përshkruar në raport, është emëruar si “Mbështetje për zbatimin e reformës së admi. Publi”. Përveç emërimit të çuditshëm, kësaj OJQ-je Ministria e Administratës Publike i ka ndarë plotë 493 mijë e 210 euro.

Sipas raportit, kjo ministri ka ndarë edhe 1 mijë e 350 euro për OJQ-në “AUK”.

Ndërsa, 800 euro të tjera për OJQ-në Sos fshatrat e fëmijëve Kosovë”.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Ministrinë e Administratës Publike për të marrë shpjegime rreth emërimit të OJQ-ve dhe për të parë se cilat janë aktivitetet e tyre, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka pranuar përgjigje.