Ilustrim
Ministria-diasporës: Mos bini pre e mashtrimeve me bileta të fluturimeve
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me anë të një videoje sensibilizuese u bën thirrje qytetarëve të Kosovës, veçanërisht diasporës që të mos bien pre e mashtrimeve me bileta të fluturimeve.
Kjo ministri në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë së përmes kësaj video ka për qëllim evitimin e situatave të viteve të kaluara, të mashtrimit me bileta të fluturimeve.
Kjo është video e postuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
MIT: “Mos bini pre e mashtrimeve me bileta fluturimi” Prishtinë, 14 qershor 2019 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me anë të një videoje sensibilizuese u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht diasporës që të mos bien pre e mashtrimeve me bileta të fluturimeve. Përmes kësaj, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka për qëllim evitimin e situatave të viteve të kaluara, të mashtrimit me bileta të fluturimeve.Për të bërë të mundur informimin e publikut të gjërë, luteni ta shpërndani këtë video sensibilizuese. http://www.mit-ks.net/sq/lajme/mit-mos-bini-pre-e-mashtrimeve-me-bileta-fluturimi
Publiée par Ministria e Infrastrukturës sur Vendredi 14 juin 2019