Foto: MAP

Ministri Yagcilar takohet me Erdoganin

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, gjatë vizitës zyrtare në Ankara, mori  pjesë në Kongresin e VI të “AK PARTI”, që është mbajtur nën udhëheqjen e presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë Konferencë, ministri Yagcilar, është takuar edhe me presidentin Erdogan, të cilin e uroi për detyrën e re, në krye të shtetit turk.

Në të njëjtën kohë, ministri Yagcilar e ka falënderuar presidentin Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme, që Turqia i ka dhënë Kosovës, me theks të veçantë për rolin e jashtëzakonshëm, që presidenti Erdogan ka luajtur për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Turqisë, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Administratës Publike.