Ministri u drejtohet universiteteve: Dorëzoni ankesat e argumentuara në Komision

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka deklaruar se janë duke monitoruar situatën e krijuar pas vendimeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe pakënaqësive të shprehura nga Rektorët e Universiteteve Publike dhe Bartësit Privat të Arsimit të Lartë.

Ai ka thënë se Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë u nënshtrohen kritereve ligjore të paracaktuara dhe se KSHC është i autorizuar të veproj për akreditimin e programeve përkitazi me legjislacionin në fuqi.

“Pa dashur të paragjykojmë vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ne si MASHT nuk e kemi as autoritetin ligjor, as vullnetin politik, të ndërhymë në vendimet e këtij Këshilli si një institucion me pavarësi vendimmarrëse”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Ministri Bytyqi tutje ka theksuar se ka mekanizma të mjaftueshëm ligjorë për të kundërshtuar një vendim, kur beson se ai është i gabuar.

Ai ka këshilluar Universitetet Publike dhe ato Private, të cilat besojnë se KSHC nuk ka zbatuar kriteret dhe standardet e parapara me legjislacionin në fuqi, të bëjnë ankesë dhe të dorëzojnë argumentet e tyre.

“Ne ju bëjmë thirrjen Rektorëve si përfaqësues dhe përgjegjës për Universitetet përkatëse, të ndjekin rrugët ligjore dhe përmes ankimimit në Komisionin e Ankesave në KSHC, të dëshmojnë se plotësojnë kriteret dhe standardet e parapara me rastin e akreditimit të një programi. Vendimet e KSHC-së mund të rishqyrtohen vetëm pas ankimimit në Komisionin e ankesave të këtij Këshilli. Çdo rrugë tjetër është e gabuar dhe MASHT e ka të pamundur të ndërhyj.”, ka theksuar ministri.

Tutje ministri Bytyqi ka falënderuar për mbështetjen ambasadorin e ShBA-së, Philip Kosnett, ambasadoren e BE-së, Nataliya Apostolova, ambasadorin e Gjermanisë Christian Heldt, ambasadorin e Britanisë, Ruairi O’Connell, si dhe kryeministrin Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin, Limaj.

Ai është zotuar se do të mbetet i përkushtuar në sigurimin e pavarësisë vendimmarrëse të Institucioneve të Pavarura brenda MAShT-it dhe se nuk do të lejoj cenimin e punës për të rritur cilësinë në sistemin arsimor.

https://kallxo.com/terhiqet-akreditimi-i-74-programeve-ne-universitete/

https://kallxo.com/universitetet-publike-kerkojne-shkarkimin-e-anetareve-te-kshc-se-dhe-riakreditimin-e-programeve-te-kaluara/

https://kallxo.com/dokument-kshc-iu-pergjigjet-rektoreve-nuk-i-plotesuat-kriteret/

https://kallxo.com/rektoret-para-komisionit-per-arsim-ne-excel-pame-vetem-ngjyren-e-kuqe/

https://kallxo.com/kshc-sdo-te-kete-leshime-per-asnje-universitet-publik/

https://kallxo.com/apostolova-kunder-rektoreve-mbeshtet-agjencine-e-akreditimit/

https://kallxo.com/edhe-universitetet-nga-neser-ne-greve-rektoret-kerkojne-shkarkimin-e-ministrit-bytyqi/

https://kallxo.com/koliqi-kerkesat-e-rektoreve-jane-jashte-kompetences-se-tyre/

https://kallxo.com/edhe-ambasadori-amerikan-mbeshtet-keshillin-shteteror-te-cilesise/

https://kallxo.com/ambasadori-britanik-dhe-ai-gjerman-mbeshtesin-vendimet-e-keshillit-shteteror-te-cilesise/