Ministri: Rrezikon të Dyfishohet Shuma për OeSD-në

Bedri Hamza, ministri i financave tha sot në Kuvend ku po rishikohet buxheti, se shuma fillestare e dënimit nga arbitrazhi rreth aferës së pasaportave mund të dyfishohet.

“Nëse vendimi përmbarimor nuk paguhet shuma fillestare si rezultat i vonesave rrezikon të dyfishohet”, tha Hamza.

Por më tutje Hamza siguroi deputetët se pesë milionët e dënimit për ndërprerjen e kontratës me OeSD-në janë dhe do të ekzekutohen.

“Ministria e Financave do të jetë e kujdesshme që pasi të kryhen procedurat që po i ndjek Ministria e Drejtësisë, ne i ekzekutojmë mjetet. Nëse ka vendim të formës së prerë paret janë dhe ekzekutohen”, tha Hamza.

Ministri i dha këto sqarime, pasi Armnd Zemaj pyeti nëse pala austriake ka bërë kërkesë për ekzekutim dhe njohje të vendimit të arbitrazhit.

Ministria e Punëve të Brendshme kishte shkëputur kontratën për prodhimin e pasaportave biometrike me kompaninë austriake OeSD dhe pastaj arbitrazhi për këtë gjë e kishte dënuar MPB-në me 5 milionë euro.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar për lëshimet që ishin bërë gjatë hartimit të kontratës dhe më pas vendimit për shkëputjen e  saj.

Lëshimet që Mund t’i Kushtojnë Miliona Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte refuzuar vitin e kaluar padinë e MPB-së me të cilën kontestohej juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit në rastin e pasaportave, por këtë vendim e kishte prishur më pas ky vendim i gjykatës ishte anuluar nga Apeli.

http://kallxo.com/apeli-anulon-vendimin-e-themelores-per-arbitrazhin-oesd-ne/

Anulimin e kishte pritur me shqetësim kompania austriake OeSD.