Ministri i Pushtetit Lokal viziton komunen e Parteshit
Ministri i Pushtetit Lokal Viziton Parteshin, i Premton Ndihmë
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, ka vizituar komunën e Parteshit ku është takuar me kryetarin Dragan Petkoviq ku sipas mundësive buxhetore i ka premtuar ndihmë.
“Ministri Todosijevic, me këtë rast ka cekur se Ministria e Pushtetit Lokal, synon që në përputhje me buxhetin e saj të ndihmojë komunën Partesh – Pasjanë si dhe komunave tjera në Kosovë. Pas analizës së detajuar të propozim- projekteve të dorëzuar nga komuna Partesh-Pasjanë, MAPL-ja, do të verifikojë nëse janë të mbushura kushtet për sigurimin e mjeteve për financimin e projekteve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MAPL-ja.
Ndërsa kryetari i komunës së Parteshit, Petkoviq e ka njoftuar ministrin Todosijeviq për problemet me të cilat ballafaqohet komuna që ai e drejton.
“Komuna Partesh – Pasjanë, po ashtu kërkon përkrahjen e Ministrisë së Pushtetit Lokal në zgjidhjen e problemeve në procesin e privatizimit në territorin e komunës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Ndërsa ministri i ka kërkuar kryetarit që të jetë në dispozicion në çdo kohë për qytetarët.