Ministri i Punëve të Brendshme Suspendon Kryeshefin e IPK-së

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Hilmi Mehmeti, është suspenduar nga pozita e tij.

Suspendimin e Mehmetit e ka bërë Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

KALLXO.com ka kontaktuar me kryeshefin e IPK-së, Hilmi Mehmetin për ta pyetur në lidhje me suspendimin e tij.

Ai tha për KALLXO.com se deri te suspendimi ka ardhur pas një hetimi i cili është duke u zhvilluar.

“Është në pyetje një hetim i cili është duke u zhvilluar. Deri në përfundim të hetimit do të jem  i suspenduar me pagesë”, tha Mehmeti duke zgjedhur të mos flasë në lidhje me rastin.