QKUK - Foto: Atdhe Mulla
Ministri Premton Furnizim më të Mirë të Spitaleve me Barna e Material Shpenzues
28.1.2018 - 18:45
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka premtuar furnizim më të mirë me barna dhe me material shpenzues të spitaleve rajonale dhe klinikave të QKUK-së.
Këtë ministri e ka bërë të ditur pas një “takimi mobilizues” që ka zhvilluar sot me drejtorët e klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve rajonale, si dhe udhëheqësit e Barnatores Qendrore.
“Nga ta kërkova që të shtojnë përgjegjësinë dhe bashkëpunimin mes tyre, dhe të jenë agjentë të ndryshimit të gjendjes në këtë sektor”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.
“Ky mandat do të jetë mandat i ndryshimit në shëndetësi dhe unë do të jem aleat dhe mbështetës i të gjithë atyre që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij ndryshimi”, ka shtuar ai.