Bajram Hasani, ish-minister i Tregtise

Ministri ofron pagën e tij për dënimet e Xhakës dhe Shaqirit

Dënimi mbi 25 mijë franga për futbollistët, Granit Xhaka, Xherdan Shaqirin e Stephan Lischteiner ka mobilizuar shqiptarët që të paguajnë këtë dënim.

Pasi që deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj u shpreh se është i gatshëm ta paguajë dënimin për futbollistët shqiptarë, ministri i Tregtisë, Bajram Hasani ka vendosur ta japë një nga pagat e tij për këtë dënim.

Këtë ai e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social facebook.

“Nuk paguhen me para emocionet që na i sollën Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi. Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë. Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndjehem i obliguar që një pagë timen ta ndajë për pagesën e kësaj gjobe”, ka shkruar Hasani në Facebook./21Media