Konferenca e fundvitit e ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi - Foto: KALLXO.com

Ministri Nuk Merr Përgjegjësinë për Gabimet në Libra

Në konferencën e fundvitit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka folur për prioritetet e MAShT në vitin e ardhshëm.

Gjatë kësaj konference, ministri Bytyqi foli edhe për përmirësimet në librat shkollorë.

Ministri tha se nuk merr përgjegjësi nëse gabimet në libra shkollorë do të përsëriten.

“Përgjegjësia do të jetë e jona për menaxhim ndërsa përgjegjësia për gabime shkencore do të bie mbi autorin sepse ne e kemi të pamundur që t’i njohim të gjitha problemet e librave”, tha Bytyqi.

Rreth kësaj çështjeje, ministri tregoi se ka pasur shumë ankesa e vërejtje nga grupe të ndryshme.

Sipas hulumtimit të “Gazetës Jeta në Kosovë” librat të cilët përdoren në shkollat e Kosovës kanë rezultuar me gjuhë diskriminuese dhe me gabime. Megjithatë këto libra kanë vazhduar të ribotohen edhe në vitin 2017.

Libri Shkollor: ‘Pse Femrat që Zbulojnë Belin Rrezikojnë të Mbeten Sterile?’

Po ashtu, ministri Bytyqi bëri të ditur se ndryshimet nuk pritet të bëhen në librat e shkencave natyrore duke thënë se këto të fundit pritet të merren nga shtëpi botuese të njohura ndërkombëtare.

Ndërkaq, rreth testit PISA, ministri i arsimit tha se nuk është bërë punë e mjaftueshme mirëpo shtoi se është formuar një komision që merret me testin ndërkombëtar dhe do të mbahen teste provuese para PISA-s.

“Ky komision tani e ka bërë një plan dinamik që deri në datën e mbajtjes së testit PISA 2018 planifikojmë që minimumi t’i mbajmë dy teste provuese në të gjitha shkollat e Kosovës”, tha Bytyqi.

http://kallxo.com/kosova-ne-beteje-per-ta-permiresuar-rezultatin-ne-pisa/

Ndër të tjera, ky i fundit bëri të ditur për herë të parë se është duke u punuar strategjia për shkollat profesionale.

http://kallxo.com/gazetarja-e-emisionit-jeta-ne-kosove-fiton-cmim-per-hulumtimin-per-falsifikim-te-notave/