Ministri Lluka flet për minatorët e ngujuar në Trepçë

Derisa minatorët e ngujuar në Minierën e Trepçës kanë filluar të dalin në sipërfaqe, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka thotë se tani është njoftuar se çfarë ka ndodhur në Trepçë.

Për disa orë, 100 minatorë kanë qenë të ngujuar poshtë minierës për shkak të djegies së një trafoje në Mitrovicë.

“Sapo u informova rreth situatës aktuale në Trepçë. KEDS dhe KOSTT kanë arritur ta aktivizojnë energjinë për minierë, gjë që ka mundësuar nxjerrjen e minatorëve nga miniera. Minatorët e parë kanë filluar të dalin dhe presim që të gjithë të janë mbi tokë. Fotot janë nga gjendja aktuale brenda tek trafo e djegur. Një pjesë e rëndësishme është dëmtuar shumë, që vështirëson lidhjen me energji për një pjesë të komunës. Janë duke punuar në sanimin e problemit”, ka shkruar Lluka në rrjetin social Facebook.

Djegia e Trafos, Foto: Facebook
Djegia e Trafos, Foto: Facebook

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës për ngujimin e minatorëve në Minierën e Trepçës dhe djegien e trafos.

https://kallxo.com/flet-drejtori-i-trepces-minatoret-nuk-jane-ne-rrezik/

https://kallxo.com/drejtori-i-trepces-miniatoret-tani-do-te-dalin-nga-ngujimi/

https://kallxo.com/drejtori-i-trepces-miniatoret-tani-do-te-dalin-nga-ngujimi/