Ilustrim

Ministri kërkon të largohen lodrat e rrezikshme nga çerdhet e fëmijëve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë sot se do të kërkojë nga çerdhet e fëmijëve nëpër Kosovë që t’i largojnë nga përdorimi lodrat të cilat po konsiderohen të rrezikshme për shëndetin.

Këtë koment, Bytyqi e bëri pas një takimi me kolegun e tij nga ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Hasani javën e kaluar ka marrë rezultate shqetësuese të analizave të lodrave nga tregu aziatik sipas të cilave “nga 15 mostra që MTI i ka dërguar për analizë, ka rezultuar se 12 prej tyre kanë veti të rrezikshme, madje mund të çojnë deri në sterilitet”.

Alarmi për lodrat e rrezikshme të fëmijëve është ngritur pas një hulumtimi të bërë nga gazeta Jeta në Kosovë.

Alarm për Kosovën: 80% e lodrave të Kinës që janë testuar dalin të rrezikshme

“Pikërisht, për të biseduar dhe për tu njohur më nga afër me rezultatet, sot prita në takim kolegun tim, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, z. Bajram Hasani. Pas u informova për rezultatet shqetësuese nga ministri Hasani, do të kërkoj nga të gjitha çerdhet publike dhe private që funksionojnë në Kosovë që t’i largojnë të gjitha lodrat e tregut aziatik dhe të mos dëmtojmë edhe më tej shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Hasani në një postim në Facebook.

“Për të zgjidhur sa më parë këtë çështje, do të bashkëpunojmë ngushtë edhe me Drejtoritë Komunale të Arsimit në nivel vendi”, tha sot ministri Bytyqi.

Alarmante: Lodra të Kinës dalin të rrezikshme për fëmijë, pas testimeve në Holandë

https://kallxo.com/hasani-nese-permbajtja-e-lodrave-eshte-rrezikshme-per-femije-ato-do-te-ndalohen/

https://kallxo.com/mti-ja-ndalon-importin-e-lodrave-made-in-kina-te-cilat-nuk-i-plotesojne-standardet/