Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë. Foto: Kallxo.com

Ministri: Jemi në fund të krizës së barnave

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha sot se spitaleet në vend janë në fund të krizës së fuirnizimit me barna ndërsa paralajmëroi përmirësim të mëtejmë të situatës në javët e muajt në vijim.

“Ne kemi hasur në Ministri të Shëndetësisë kontrata që kanë qenë të jashtëligjshme të skaduara dhe si të tilla kanë krijuar një sistem i cili ka pasë benefit për njerëzit e tjerë po jo për qytetarët. Pra barnat janë shumë më shtrejtë”, tha ministri Ismaili sot në QKUK.

Sipas tij kanë ekzistuar dy mundësi ose të kalohet në situatë krize njëherë ose të vazhdohet me avazin  e vjetër, me ble barna më shtrejtë se në barnatorë private.

“Në fillim të qershorit i kemi nënshkru mijëra arikuj dhe tani janë në ardhje. Çdo javë të qershorit kemi furnizim shumë më të madh se në katër muajt e fundit, kemi kaluar një cikël të vështirë dhe jemi në përfundim të saj”, shtoi Ismaili.

Ai tha se çmimet e larta të barnave kanë krijuar një sistem të keq dhe prishja e atij sistemi ka rezultuar me krizën e muajve të fundit.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për mungesën e barnave, javëen e kaluar mjekët në disa klinika kishin ndëruar edhe programet operative për të funksionuar me aq anestezion sa kishin por furnizimi me anestezion është bërë por mungesat e tjera vazhdojnë të jenë.

https://kallxo.com/skandal-mungon-anestezioni-ne-qkuk-trajtohen-vetem-rastet-urgjente/

https://kallxo.com/mjeket-kercenojne-me-greve-shkaku-i-mungeses-se-barnave/

Sot ministri ka përuruar në QKUK një sallë të operacionit në Klinikën e Kadriokirurgjisë.