Ministri Uran Ismaili - Foto: Facebook/UranIsmaili

Ministri i Shëndetësisë ndalon përdorimin ‘e panevojshëm’ të antibiotikëve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka nënshkruar sot Planin e Veprimit për Rezistencën Antimikrobike, që sipas tij synon të ulë përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve nga qytetarët.

Ismaili përmes një komunikate për media, ka thënë se për vite më radhë qytetarët kanë përdorur pesëfish më shumë antibiotikë se qytetarët e shteteve tjera europiane.

Këto shifra ministri  i quan “alarmuese”.

“Plani i veprimit do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha spitalet tona publike, partnerët shëndetësorë, veterinarë e mjedisorë për të ulur rezistencën ndaj antibiotikëve dhe rritur sigurinë shëndetësore të popullatës”, ka shkruar Ismaili në rrjetin social “Facebook”.