Ministri i MZHE-së raporton para deputetëve për gjendjen në Trepçë

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal sot do të mbajë mbledhje. Në rend dite është edhe raportimi i ministri të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka lidhur me funksionalizimin e Ndërmarrjes “Trepça”.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 6.11.2018;
  3. Raportim i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, lidhur me funksionalizimin e Ndërmarrjes “TREPÇA” SH.A;
  4. Të ndryshme.