Zgjedhet kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka ftuar sot në takimin e parë konstituiv të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
“Në praninë e 5 anëtarëve vendorë të këtij Këshilli dhe në komunikim të drejtpërdrejtë (online) me 3 anëtarët ndërkombëtarë, me shumicë të votave, kryetar i KShC-së u zgjodh, z. Gazmend Luboteni”, ka shkruar ministri.
Ai tha se mbledhjen konstituive, e ka drejtuar bazuar në rregulloren e KShC-së, Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Udhëzimin Administrativ, sipas të cilit ministrit të Arsimit i takon të marrë pjesë në mbledhjen e parë konstituive deri në momentin kur zgjidhet kryetari i Këshillit.
“Anëtarët e KShC-së lexuan edhe deklaratën e betimit, me të cilën u zotuan se do të kryejnë me përkushtim dhe përgjegjësi detyrën që iu është besuar, ndërsa gjatë gjithë takimit komunikimi me anëtarët ndërkombëtarë të KShC-së ka qenë i drejtpërdrejtë”, ka thënë Bytyqi.
Më 17 prill kuvendi zgjodhi emrat e nëntë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
http://kallxo.com/kuvendi-ratifikon-emrat-e-keshillit-shteteror-te-cilesise/