Ministri i Arsimit, Ramë Likaj takohet me homologen në Shqipëri, Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë Besa Shahini është takuar me ministrin e Arsimit së Kosovës Ramë Likaj sot në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Shahini, përmes një postimi në Facebook dhe ka treguar se me homologun e saj kanë biseduar mbi bashkëpunimin e deritanishëm në arsim mes Shqipërisë e Kosovës dhe thellimin e mëtejshëm të tij

“Për shkak të kushteve të pandemisë në të cilën gjendemi, dakorduam gjithashtu për harmonizimin e planeve të veprimit drejt fillimit të vitit të ri shkollor.”, ka thënë Shahini.

Tutje ajo ka thënë se i pret një vit i vështirë shkollor, por në bashkëveprim të ngushtë me miqtë e partnerët do t’ja dalim më së miri në mënyrë që mësimi të zhvillohet sa më cilësisht dhe pa krijuar boshlleqe tek nxënësit tanë.