Ministri Gashi takon drejtorin e Panairit të Librit në Leipzig

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi ka takuar drejtorin e Panairit të Librit në Leipzig, z. Oliver Zile.

MKRS përmes një komunikate bënë të ditur se gjatë këtij takimi ministrit Gashi dhe Zile kanë diskutuar edhe për hapat përfundimtarë drejt anëtarësimit zyrtar të Kosovës në TRADUK, një organizatë kjo e cila mbledh disa vendet që ndihmojnë pjesëmarrjen në Panairin e Leipzig.

Sipas kësaj komunikatë, ministri Gashi ka kërkuar mbështetje nga zyrtarët e panairit të Leipzigut të cilët kanë një peshë dhe rëndësi të veçantë në këtë proces të rëndësishëm dhe tepër të nevojshëm për vendin tonë.

“Pjesëmarrja e Kosovës sivjet në panairin e Leipzigut nuk është e rastësishme, andaj vendi ynë do ta shndërrojë në traditë pjesëmarrjen në këtë Panair të rëndësishëm të Librit, i cili është ndër panairet më të vjetra në botë e  ku sidomos autorët luajnë një rol të rëndësishëm me prezantimet e tyre”, ka thënë Gashi.

Në anën tjetër, drejtori i Panairit të Frankfurtit, Zile ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të pranisë së Kosovës në këtë Panairin e Lajpcigut dhe ka premtuar se ai dhe ekipi i tij drejtues edhe në të ardhmen do të bëjnë çdo gjë për të ndihmuar praninë e vlerave kulturore të Kosovës në këtë Panair.

Republika e Kosovës për herë të parë sivjet është prezantuar me stendë në Panairin e Librit në Leipzig.

Ky panair njihet edhe si Panairi i autorëve dhe Evropës Lindore dhe Juglindore është edhe pse me përmasa më i vogël sesa në Frankfurt është në fokus të jetës kulturore gjermane dhe evropiane çdo pranverë.

Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës sivjet ka përkrahur Bibliotekën Kombëtare të Kosovës e cila në stendën e saj ka prezantuar botimet më të reja nga Republika e Kosovës.