Pasaporta shqiptare - Foto: REL?Reuters

Ministri Cakaj fton 350 persona t’i dorëzojnë pasaportat diplomatike shqiptare

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në detyrë, Gent Cakaj ka u ka bërë thirrje 350 personave që mbajnë pasaportë diplomatike që t’i dorëzojnë menjëherë ato, në të kundërtën do të shpallen të pavlefshme.

Cakaj tha se Shqipëria ka dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar më vendet e tjera, ndërsa shtoi se ato janë dhënë në kundërshtim me ligjin.

Ai i ka bërë thirrje deputetëve, gjyqtarëve të lartë që sipas tij nuk e kanë kaluar vetingun, deri tek shoferët e personaliteteve, duhet t’i dorëzojnë ato pasaporta, në të kundërt do të shpallen të pavlefshme.

“Shqipëria ka 2-fshin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet e rajonit. Ky është fakt real, në shkelje flagrante të ligjit, sot në Shqipëri ka më shume se 350 persona që mbajnë pasaporta diplomatike në kundërshtim me me ligjin. Deputetët, gjyqtarë të lartë që s’e kanë kaluar ende vetingun dhe shoqëruesve të ‘vipave’. U bëj thirrje që të dorëzojnë menjëherë pasaportën diplomatike në të kundërt ato do të bllokohen dhe do shpallen të pavlefshme”, ka thënë Cakaj./ 21Media