Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Ministri Bytyqi për mosverifikimin e diplomave: Kemi shumë probleme të akumuluara

Deputetja e PSD-së, Aida Dërguti në pyetjet parlamentare në Kuvend ka  kërkuar përgjigje nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi për mos verifikimin e diplomave për studentët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës.

“Pyetja ime ka të bëjë për studentët që kanë qenë të regjistruar në Fakultetin e Edukimit të UP-së, në vitet 2011-2012 dhe 2012-2013 në programet gjuhë dhe letërsi shqipe, gjuhë dhe letërsi angleze, biologji, kimi…të gjitha të nivelit bachelor që nuk janë akredituar”, tha ajo, duke thënë se disa studentëve nuk po iu vuloset diploma.

Ndërkaq, ministri Bytyqi tha se do të bëjnë përpjekje që të zgjidhen këto probleme.

“Do të zgjedhim çështje  një për një. Janë bërë disa përpjekje që të verifikohen diplomat, pasi programet nuk po figurojnë si të akredituara. Do të kemi koordinime mes Agjencionit për akreditim, rektoratit dhe ministrisë dhe të gjejmë zgjidhje”, tha ministri me arsyetimin se kanë shumë probleme të akumuluara.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!