Gjatë takimit mes Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit dhe Drejtorin e ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi- Foto: Facebook (Arkiv)

Ministri Abelard Tahiri dhe drejtori i burgjeve Nehat Thaçi raportojnë para komisionit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhje.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit te ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 09.10.2018;
  3. Diskutim lidhur me gjendjen e institucioneve korrektuese në Republikën e Kosovës. Të ftuar: Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë dhe Nehat Thaçi, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës;
  4. Shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës;
  5. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
  6. Shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve Kryesore për Projektligjin nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2004/32 për Familjen i Kosovës;
  7. Të ndryshme.