Flamur Sefaj, ministër i Punëve të Brendshme. Foto: Facebook

Ministri: 600 Policë na Rrinë Nëpër Kabina

Gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Brendshme, ministri Flamur Sefaj u ankua për numrin e madh të policëve që duhet të ruajnë institucionet.

“Diku 600 policë janë të bllokuar për ruajtjen e objekteve qeveritare”, tha ministri Sefaj.

Ai deklaroi se këta policë janë trajnuar për çështje tjera.

“Ata janë trajnuar për çështje tjera dhe jo çështje statike,  të rrinë nëpër kabina”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

Ai tha se duhet të ketë një ligj për pensionimin e policëve dhje pjesëtarëve të FSK-së.

“Policia dhe FSK ja duhet ta kenë një ligj për pensionim. Ju lutem na ndihmoni ta bëjmë këtë. Ne do ta bëjmë një grup punues për të bërë këtë ligj”, tha ministri Sefaj.

Ai tregoi se me projektligjin për pensionimin e pjesëtarëve të policisë parashihet që për tre vjet të pensionohen 3 mijë persona.

Ministri Flamur Sefaj foli sot në komision edhe për zbatimin e Planit Kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe për targat ilegale të makinave që përdoren në veri të vendit.

Edhe Pesë Vjet Tabelat KS

Ai u përfshi edhe në një polemikë me anëtarin e Komisionit për Punë të Brendshme Xhelal Sveçla.

Ministri e Deputeti Polemikë për Rrugën e Kosovës