Ministrat e Kulturës, Gashi e Margariti takohen në Prizren për Kalendarin Kulturor

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në Prizren  ministren e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti.

Gjatë këtij takimi, dy ministrat kanë diskutuar lidhur me finalizimin e Kalendarit Kulturor për 2019 mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas takimi, dy ministrat thanë se brenda këtij muaji në Tiranë do të nënshkruhet ky kalendar i përbashkët kulturor për këtë viti, i cili do të përfshijë propozimet që do të vijnë nga institucione kulturore të të dyja shteteve.

Gjatë takimit  dy ministrat, Gashi e Margariti kanë diskutuar edhe mundësinë e themelimit të një kalendari të Përbashkët kulturorë në mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe krijimit të një fondi të përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë për 2020 për të mbështetur projektet në kuadër të këtij kalendari.

“Kemi diskutuar mundësinë e krijimit të një fondi i përbashkët kulturor për viti kuptuar për 2020 në mënyrë që edhe Kosova dhe Shqipëria ta ketë një fond të përbashkët me qëllim që institucione kulturore të të dyja vendeve të kenë mjete të mjaftueshme për realizimin e projekteve të tyre”, ka thënë ministri Gashi.

Ndërsa ministrja e Kulturës e Shqipërisë Elva Margariti ka thënë se edhe bashkëpunimi i sivjetmë kulturor në mes dy vendeve është një vazhdimi i një pune të nisur më parë.

Sipas saj, bashkëpunime kulturore në mes artistëve të të dyja vendeve mbesin  përkushtim i dy ministrive, ndërsa siç ka thënë ajo, kalendari është një marrëveshje që krijojnë një kornizë formale.

“Jam optimiste që këto aktivitete t’i çojmë edhe më përpara siç është ajo për një kalendarë kulturor akoma më të shtrirë, me shtetet fqinje”, ka pohuar Margariti.